Moderatorja shqiptare në pritje të ëmbël, do të bëhet nënë për herë të parë

schedule15:32 - 27 Mars, 2021

schedule 15:32 - 27 Mars, 2021

Eni Vasili është në pritje të fëmijës së saj të parë. Moderatoren e shohim çdo javë në ekran, por askush nuk e kishte vënë re barkun e rrumbullakosur. Lajmin e ka bërë me dije Panorama Plus.

Eni dhe partneri i saj, Armandi janë shumë të lumtur që do të mirëpresin fëmijën e parë, pas rreth 5 vitesh së bashku. Ata janë parë në kryeqytet duke blerë sende për beben që pritet të vijë në jetë.

Eni Vasili zbulon partnerin, kush është Armandi që erdhi nga Londra (FOTO) -

Partneri i saj, Armandi, një inxhinier jetonte prej vitesh në Londër, por u kthye në Tiranë për dashurinë. Nga ana tjetër, Eni me një karrierë 20 vjeçare në ekran është një ndër gazetaret më të mira në vend. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!