Moderatorja mbron DJ Dagz: E tallën se rrinte pas “fustanit” të Einxhel por…

schedule07:40 - 20 Janar, 2022

schedule 07:40 - 20 Janar, 2022

Dj Dagz doli nga Big Brother VIP të martën pas disa javësh qëndrim brenda shtëpisë së famshme. Lidhja që krijoi me Einxhel Shkirën nuk u prit dhe aq mirë nga disa ndjekës me pretendimin se kohët e fundit ishtë shkëputur nga loja e tij për t’u fokusuar te raporti me moderatoren. Lidhur me këtë, ka reaguar dhe Aulona Musta, e cila ka dhënë mendimin e saj përmes një postimi në Instagram.

“E “tallen” dhe ironizuan se rrinte pas “fustanit” te Einxhell, se e puthte me shume sec duhet, e mbeshteste me shume sec duhet, e donte me shume sec duhet…“Sa eshte me shume sec duhet?”… aq sac eshte standarti qe shoqeria jone ka vene per sjelljen dhe dashurine qe nje burre duhet t’i japi nje gruaje…te cilen ne parim e duan, enderrojne dhe ankohen kur s’e kane, ama kur e shohin qe e ka dikush tjeter e percmojne…madje thone dhe “nuk eshte burre, se nuk ben burri ashtu pas nje vajze…ka femra plote”

Asnje nga ne nuk e njeh Dagzin jashte, por per aq sa pame ne BB, ne fakt ky eshte burri i vertet. Burri qe bie ne dashuri dhe s’ka frike te pranoje qe ndjen, edhe kur partnerja e refuzon fillimisht; qe lufton per ta bere per vete me miresi, perkushtim, mbeshtetje. Qe nuk i trembet nje karakteri te forte, qe shpesh kerkon edhe te komandoje, apo te jete “liderja” ne cifte. Qe nuk ka frike nga inteligjenca dhe potenciali i partneres se tij, perkundrazi kerkon ta evidentoje dhe t’i jape vlera ne cdo moment.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ne forme me Aulonen (@aulonamusta)

Qe e rrethon me dashuri dhe perkushtim, por i jep gjithe lirine dhe hapsiren e nevojshme per te shfaqur veten. Qe nuk i thote mos fol, mos qesh, mos thuaj ate, sillu keshtu, mos bej ate, bej kete, sepse nuk e sheh si prone dhe as si trofe, por si partnere. Per fat te keq, burrat si Dagz do vazhdojne te tregohen “me gisht” dhe nuk do vleresohen sic duhet, edhe per shume kohe… nga seksi i njejte qe vazhdojne mendojne se burreria qendron tek forca, dinakeria dhe skuthlleqet, por per fat te keq edhe nga seksi i kundert qe do vazhdojne te kenaqen dhe te pranojne ate qe “u jepet” dhe jo ate qe “meritojne”.

Goca mos kini frike te vendosni standarte per veten dhe ti pretendoni ato! Cunat e fort kane dale nga moda. Gentleman is the neë sexy. Cuna mos kini frike nga vajzat inteligjente, me karakter dhe te pavarura. Jane vlere e shtuar ne cdo marredhenie.”, ka shkruar ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!