Moderatorja e njohur Einxhel Shkira është shumë aktive në rrjete sociale. Së fundmi ajo ka publikuar një video në Instagram, ku shfaqet me flokët e kapura, por që duket sikur i ka qethur zero.
“Kështu do të dukeshin flokët e mia, nëse do i qethja zero, nëse do të shkoja ushtare dhe nëse sytë do t’i kisha me ngjyrë”, thekson moderatorja.
Pamja e saj ka tërhequr vëmendjen e fansave, të cilët me look-un e ri e kanë krahasuar atë me aktoren e famshme Angelina Jolie.
“Po vazhduat kështu do përfundoj tek berberi nesër.“, shkruan moderatorja, teksa ka publikuar mesazhet e shumta të ndjekësve duke i vënë në pah ngjashmërinë me aktoren e njohur. /abcnews.al