Modelja shqiptare: Unë nuk mund të fle në krevat me një person që nuk më pëlqen

schedule13:49 - 4 Tetor, 2022

schedule 13:49 - 4 Tetor, 2022

Modelja, Silvana Bushati ka deklaruar se aparenca e njeriut është gjëja e parë që spikat kur njeh dikë dhe jo vlerat që ai ka.

Ajo ka marrë shembull marrëdhënien e saj, duke theksuar te bashkëshorti ka parë aparencën fillimisht.

“Syri i parë nuk t’i sheh vlerat. Kur shikon një person, nuk mendon t’ja shikosh vlerat, është kënaqësia e syrit në impakt të parë, pastaj duke e njohur personin i njohim dhe vlerat. Nuk do të thotë që ne të jemi të mbuluar dhe ai personi të vijë e të na thotë, t’i çfarë bën, me çfarë merresh, kush je. Kur shkon dhe në dyqan t’i shikon një gjë të bukur sepse ti do ta marrësh. Gjëja e parë kur unë kam parë burrin tim ka qenë aparenca. Nuk e kam parë se sa i zgjuar është dhe sa jep ky person për mua”, tha Silvana në “Shije Shtëpie”.

Më tej, ajo ka pranuar farë hapur se nuk mund të flejë me një person që nuk i pëlqen gjatë gjithë kohës.

“Unë nuk mund të fle në një krevat me një person që nuk më pëlqen gjatë gjithë kohës”, u shpreh Bushati./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!