Karolina Kurkova ka konfirmuar se është në pritje të ëmbël. Modelja e “Victoria’s Secret” zbuloi se po pret fëmijën e tretë me burrin Archie Drury, me një foto ku shfaqej komplet e zhveshur.
“Jemi të entuziazmuar të njoftojmë ardhjen e një foshnjë të re në familjen tonë. Ne nuk mund të ishim më të lumtur për këtë moment të veçantë.“, shkroi modelja në Instagram.
Për “Glamour”, Karolina rrëfeu se “të jesh shtatzënë për herë të tretë, dhe veçanërisht të jesh shtatzënë gjatë kësaj kohe, është një përvojë tjetër”. Supermodelja është nënë e dy djemve Tobin Jack, 11 vjeç dhe Noah Lee, pesë vjeçar. /abcnews.al