Modelja e njohur zbulon ndërhyrjen që ka kryer në fytyrë

schedule22:37 - 15 Shtator, 2021

schedule 22:37 - 15 Shtator, 2021

Modelja e njohur, Chrissy Teigen ka pranuar se i ishte nënshtruar një procedure kirurgjike kozmetike, për të hequr yndyrën nga faqet e saj.

“Unë e bëra ndërhyrjen për heqjen e dhjamit në fytyrë”, ka deklaruar 35 vjeçarja, në një video të fundit të Instagram Story, ndërsa tregonte faqet e saj.

Ajo shtoi: “Edhe meqë e lashë pirjen, me të vërtetë po shoh rezultatet dhe më pëlqen. Po, e bëra, çfarë?”

Teigen, e cila zbuloi se kishte lënë alkoolin në dhjetor të vitit 2020, tha se nuk e kishte bezdi ta ndante me fansat e saj procedurën që ka kryer. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!