Modeli i njohur brazilian, Arthur O Urso vendosi të martohej me nëntë gra në një ceremoni kolektive. Ai zgjodhi ta bënte këtë dasmë për të festuar “dashurinë e lirë”.
Ceremonia e dasmës u zhvillua në një kishë katolikë në qytetin e Sao Paulos, në Brazil.
Më parë modeli ishte i martuar vetëm me blogeren Laura Kazaki, teksa kaluan edhe muajin e mjaltit.
Më pas, ai vendosi të zyrtarizojë martesën me nëntë gra të tjera për të protestuar kundër monogamisë./abcnews.al