Qytetarët duhen të përgatiten për patentat e reja që do të aplikohen nga fillimi i vitit 2018. Personat që regjistrohen në autoshkolla për të bërë kursin, do të jenë të parët që do pajisen me këto kartona, ndërsa ende nuk është përcaktuar se si do të veprohet me ata që aktualisht e kanë kartonin dhe janë brenda afatit të skadencës.
Duke nisur nga fillimi i vitit 2018, qytetarët duhet të pajisen me kartonë të rinj të lejes së drejtimit. Ky ndryshim nuk imponohet nga sistemi i ri i patentës me pikë, pasi kartonët aktual i përmbushin standardet, por vjen si kusht për negociatat në Bashkimin
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, shpalli ne fund të vitit 2017 një tender, me vlerë 420 milionë lekë.
“Kategoritë e lejeve të drejtimit do të jenë të ndryshme nga ato aktualet, që janë A, B, C, D, BE, CE, DE. Ne lejet e reja do të jenë të shënuara kategoritë, duke filluar nga AM ku përfshihen ciklomotorët dhe mejtete me katër rrota të lehta, A1, A2, A, B1, B, BE, C1, CIE, C, CE, D1, D1E, D dhe DE”.
Qytetarët që regjistrohen në autoshkolla për të bërë kursin, do të jenë të parët që do pajisen me këto kartona, ndërsa ende nuk është përcaktuar se si do të veprohet me ata që aktualisht e kanë kartonin dhe janë brenda afatit të skadencës. Opsionet janë dy, qytetarët mund të mbajnë kartonët aktualë deri kur të vijë koha e rinovimit ose mund të imponohet ndryshimi i tyre kundrejt një tarife të caktuar.
Duke qenë se kategorizimi i lejedrejtimeve për mjete të ndryshme rrugore pritet të ndryshojë, edhe kohëzgjatja e vlefshmërisë së lejedrejtimeve do të ndryshojë, kryesisht në varësi të moshës.
Si rrjedhojë, për lejet e drejtimet të kategorive për kamion “C1”, dhe kamion me rimorkio “C1E”, do të kenë një vlefshmëri 5-vjeçare për personat deri në 65 vjeç dhe një vlefshmëri 2-vjeçare për personat mbi 65 vjeç.
Për sa u përket kategorive të lejedrejtimeve për autobusa të kategorisë “D”, “DE”, për personat deri në moshën 60 vjeç vlefshmëria e lejedrejtimit është 5 vjet, ndërsa për ata mbi 60 vjeç është 3 vjet.
Pas moshës 80-vjeçare, lejedrejtimet duhet të rinovohen vit për vit dhe kandidatët duhet të përmbushin kërkesat psikofizike të përcaktuara nga legjislacioni. Këto ndryshime shpjegohen në Nenin 33, të draftit të projektligjit për ndryshime në Kodin Rrugor./abcnews.al