Modeli i flokëve i frymëzuar nga piktori italian i Rilindjes, Chiara Ferragni dhe Zendaya e kthejnë në trend

schedule08:50 - 21 Korrik, 2022

schedule 08:50 - 21 Korrik, 2022

Një trend flokësh i frymëzuar nga arti, u shfaq këtë verë.

“Botticelli Waves” patën suksesin e tyre në Javën e Modës në Paris. Pamë Chiara Ferragni-n, me flokë të gjata bjonde shumë mbresëlënëse, të marra nga një pikturë. Në rastin e saj, gjatësia është zgjatje, por me trendin po eksperimentojnë edhe vajza të tjera me flokë të gjatë. Emri i modelit të flokëve vjen nga piktori italian i Rilindjes, Sandro Botticelli.

Edhe nëse nuk keni qenë në Itali, patjetër që keni parë një nga veprat e tij. Valët në flokë, të cilat janë të lehta dhe me rrënjë të drejta, ngjajnë shumë me flokët e asaj kohe.

Ky model flokësh, qoftë me volum apo më i lagur, na kujton piktura si “Lindja e Venusit”. Chiara Ferragni, u shfaq në këtë look në Paris dhe imazhi pati një ndikim të madh.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Chiara Ferragni ✨ (@chiaraferragni)

Megjithatë, Zendaya-n e kemi parë edhe më herët me të njëjtin model flokësh, për një fushatë. Së shpejti do të pasojnë të tjera.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Zendaya (@zendaya)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Chiara Ferragni ✨ (@chiaraferragni)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!