Dhoma e Ulët e Parlamentit të Rusisë ka votuar njëzëri për hapjen e një portali online për herë të parë në historinë e vendit.
Duma e Shtetit, dhoma e ulët e parlamentit, dha miratimin e saj paraprak për ndryshimet në ligj që synojnë të lehtësojnë mobilizimin, pasi Rusia kërkon të vështirësojë shmangien e draftit.
Deri më tani, letrat e rekrutimit në Rusi duheh të dorëzoheshin personalisht nga zyra lokale e regjistrimit ushtarak ose nëpërmjet një punëdhënësi. Por me hapjen e sistemit elektronik, këto letra do të dërgohen me postë dhe online.
Pasi të marrin njoftimin, shtetasit që nuk do të paraqiten në zyrën e regjistrimit ushtarak do t’u ndalohet automatikisht udhëtimi jashtë vendit.
/abcnews.al