Mblidhet Kuvendi i Kosovës, Kurti: Policia është po në veri, lufta kundër krimi dhe korrupsionit nuk ka qenë ndonjëherë më e fuqishme

schedule11:20 - 13 Korrik, 2023

schedule 11:20 - 13 Korrik, 2023

Kuvendi i Kosovës është mbledhur ditën e sotme në një seancë plenare për të diskutuar mbi hapat që janë marrë nga qeveria Kurti për shtensionim i situatës në veri.

Në fjalën e tij Kurti tha se Policia e Kosovës nuk është larguar nga veriu i Kosovës, por vetëm 25% e saj është zhvendosur nga objektet e komunave.

Ai shtoi se luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit nuk ka qenë kurrë më i fuqishëm se tani.

Albin Kurti: 

Kemi shfaqur ndjeshmërinë tonë për paqen dhe stabilitetin. Kjo nënkupton që të kemi ndjeshmëri, që në këto dy javët e fundit nuk ka pasur protesta dhe incidente, rrjedhimisht nuk kemi tërheqje të policisë. Policët janë atje. 25% janë larguar nga objektet komunale, por janë po në veri.

Sot janë mbi 800 policë të Kosovës atje, jo vetëm shqiptar.

Luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit kurrë nuk ka qenë më i fuqishëm se tani.

Kemi shpallur terroriste “mbrojtjen civile” dhe “brigadën veriore”, 3200 njerëz janë arrestuar në këto 2 vite të qeverisjes sonë.

17 rrugë ilegale janë mbyllur. 7 baza policore janë në kufi me Serbi, asnjë nuk  ka qenë më parë.

Flet arresti për Milan Radojicic është hequr në shkurt të vitit 2021, pesë ditë pas fitores tonë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!