Henrikh Mkhitaryan ishte një nga lojtarët më të mirë të Interit mbrëmjen e djeshme kundër Benfica, të cilët zikaltërit e fituan aktin e parë me rezultatin 2-0. Pas përfundimit të ndeshjes, mesfushori armen foli duke komentuar ndeshjen.
“Një nga ndeshjet më të mra të këtij sezoni, e merituam ta fitonim, luajtëm shumë mirë, por hapin e parë e bëmë, sfida e kthimit është një ndeshje tjetër, do të bëjmë gjithçka për të shkuar në gjysmëfinale.
Le të mendojmë fillimisht për Monzën dhe më pas për Benfica, nuk do të jetë e lehtë, por ne jemi gati të luajmë lojën, të fitojmë dhe të ecim përpara. Nuk dua të mendoj për Salernon, por për sonte, ne bëmë shumë mirë. Le të harrojmë çfarë ndodhi në Salerno. A po mendojmë për finalen? Jo, po mendojmë për ndeshjen e radhës”, është shprehur Mkhitaryan./h.ll/abcnews.al