Mkhitaryan e mbyll me Romën, shkak problemet me Mourinhon

schedule17:23 - 18 Nëntor, 2021

schedule 17:23 - 18 Nëntor, 2021

Henrikh Mkhitaryan do të largohet nga skuadra e Romës.

“Corriere dello Sport” ka raportuar të enjten se mesfushori armen ka kërkuar largimin në merkaton e janarit.

Thuhet se Mkhitaryan nuk është i kënaqur te Roma dhe nuk ka raporte aspak të mira me trajnerin Jose Mourinho.

32-vjeçari ka kontratë me Romën deri në fund të këtij sezoni dhe kartoni tij vlerësohet rreth 15 milionë euro.

Këtë sezon, Mkhitaryan ka dy gola e tre asistime në 15 paraqitje për Romën në të gjitha garat. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!