DHËRMI- Policia Kufitare në Dhërmi i vjen në ndihmë një turisteje britanike, të cilës iu rrezikua jeta pasi mjeti i saj lundrues tip kanoe u dëmtua gjatë lundrimit.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë organizuar shërbimet e Njësisë Policore Detare për t’i ardhur në ndihmë turistes nga Britania, e cila u nxor në breg në gjendje të mirë shëndetësore./ abcnews.al