Mjeti lundrues pësoi defekt dhe mbetën të bllokuar në det, shpëtohen dy persona në Vlorë

schedule10:51 - 25 Qershor, 2024

schedule 10:51 - 25 Qershor, 2024

Policia Kufitare e Vlorës dhe Delta Force shpëtuan dy shtetas të cilët kishin mbetur në det pasi mjeti lundrues i tyre skaf kishte pësuar defekt në det në Karaburun.

Pas dhënies ndihmë, nga verifikimi i kryer rezultoi se drejtuesi i mjetit lundrues skaf nuk dispononte dokumentacionin e duhur në bordin e mjetit, ndaj për këtë shkelje u ndëshkua me masë administrative 10 000 lekë.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar me mjetet e Policisë Kufitare, mjetin lundrues skaf, së bashku me shtetasit në bord, në SPK Triport. Nga verifikimet e kryera rezultoi se drejtuesi i mjetit lundrues nuk dispononte dokumentacionin e duhur në bordin e mjetit, prandaj ai u ndëshkua me masën administrative 10 000 lekë. Gjithashtu, nga Seksioni i Hetimit dhe ZMPKT u ushtrua kontroll në bord, por nuk u gjetën sende të kundërligjshme.

Policia Kufitare është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve, për të krijuar një ambient sa më të sigurt dhe në këtë kuadër fton qytetarët të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital çdo rast të paligjshmërisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!