Mjeku shqiptar vaksinohet kundër Covid-19: M’u duk si çlirim nga pandemia

schedule08:07 - 5 Janar, 2021

schedule 08:07 - 5 Janar, 2021

Mjeku Albert Troci në një lidhje me Skype nga Italia për “Abc-në e mëngjesit” tregoi se ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer. Mjeku shtoi se shpreson që me vaksinimet të arrijnë t’i japin fund pandemisë që ka mbërthyer botën.

Mund të them që është një ndjesi e mirë. Ajo që ndjeva në atë moment është si të thuash një çlirim. Më duket si dita e çlirimit ku ne do të fillojmë ta heqim tani e tutje nga jeta virusin. Shpresojmë që ky vit të jetë viti i pastrimit global nga Covid.

Kjo është doza e parë, pas 21 ditësh bëhet doza e dytë në krahun tjetër për të evituar reaksione lokale. Duhet patur parasysh se kur një person sa është vaksinuar pas 10 ditësh kur është marrë doza e dytë ka një fillim imuniteti.”, u shpreh mjeku. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!