Mjeku shqiptar në SHBA për “Byro Politike”: Kur mund të jetë gati vaksina për Covid-19

schedule22:29 - 29 Prill, 2020

schedule 22:29 - 29 Prill, 2020

Këtë mbrëmje në emisionin “Byro Politike”, ishte i pranishëm virtualisht edhe mjeku kardiokirurg shqiptar në SHBA, Suljeman Çelaj.

Çelaj, është shef i kardiokirurgjisë në spitalin Sant Barnabas në Bronx, SHBA dhe së fundi fotoja e tij ka dalë në Times Square, ku pacientët e falenderonin për mijëra zemrat e shpëtuara.

Mjeku shqiptar tregoi se situata e koronavirusit në SHBA duket të jetë e përmirësuar dhe kjo duket tek rënia e fluksit në spitale. Suljeman Çelaj u shpreh gjithashtu se edhe numri i personave të intubuar tashmë ka rënë ndjeshëm.

Kardiokirurgu shprehet: Shpresat i bazojmë në faktin se po shohim më pak pacientë në spitale, urgjencat janë më të lira. Zakonisht kishim 20-30 të intubuar, tani jemi në shifra normale të zakonshme, kemi mbyllur një pavijon shpresojmë që së shpejti do të mbyllim edhe të dytin.

Ndërsa, sa i përket rihapjes së vendit në SHBA, Çelaj thotë se debatet vazhdojnë të jenë të përditshme dhe se madje ka filluar që situata të politizohet.

Ai shton: Debatet vazhdojnë të jenë të përditshme, kanë nisur ta politzojnë, shkakton edhe konfuzone sepse jo të gjithë politikanët janë edhe mjekë edhe kuptojnë sesi shkon puna në spitale.

Ndërsa, sa i përket prodhimit të vaksinës, mjeku shqiptar në SHBA thotë se beson që nuk do të jetë gati deri nga fundi i vitit të ardhshëm. Gjithsesi, shton ai, mund të bëhet edhe në një periudhë më të shkurtër nëse Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA arrin që të heqë disa nga pengesat.

Suljeman Çelaj: T’ju them të vërtetën të gjithë e dimë që mjekësia është humane por është edhe pjesë e biznesit, Të gjitha kompanitë janë të interesuara për ta zhvilluar dhe për ta pasur vaksinën sa më shpejt dhe të gjitha kompanitë janë në garë. Interesimi është edhe që të shërojmë jetë e të krijojmë imunitet. Deri në fund të vitit të ardhshëm nuk besoj se do të kemi një vaksinë. Përveç nëse FDA tejkalon ndonjë pengesë edhe shohim, që është shumë e sigurt dhe nuk krijon dëme anësore. Ato janë me shumë rëndësi që të mos dëmtojmë njerëzit që do vaksinohen. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!