Mjeku Aliriza Osmani ka folur për situatën e krijuar nga koronavirusi. Kumanova është kthyer në një vatër të nxehtë, ndërsa sipas tij kjo ka ardhur nga papërgjegjshëmria e qytetarëve.
Pjesë nga intervista:
Cfarë po ndodh ne Kumanove? Pse u bë vater e nxehtë?
“Është më e nxehtë (situate me kovid 19 në Kumanovë) sepse popullata nuk është e dëgjueshme. Këtë e them me gjithë përgjegjësinë. Dhe do kisha pasur një apel posacërisht për kumanovarët, që të kenë kujdes sa më të madh.”
A po funksionon izolimi? A duhet të shpallet zonë krize me gjendje tëjashtëzakonshme?
“Deri në këtë moment, kapacitetet tona janë të mbushura, të stërmbushura. E kemi nën kontroll po. Pacientët që i kemi këtu, i kemi nën kontroll. Nëse pacientët kanë përkeqësim të shëndetit, ne i dërgojmë në Shkup.” /abcnews.al