Mjeku: Shifrat të qëndrueshme, duhet të analizojmë gjendjen e pacientëve me Covid në spital

schedule14:06 - 17 Nëntor, 2021

schedule 14:06 - 17 Nëntor, 2021

Epidemiolog, Ilir Alimehmeti i ftuar në studion e “ABC Live” me gazetaren Juli Xhokaxhi ka komentuar situatën pandemike në të cilën ndodhet vendi ynë ditët e fundit.

Mjeku është shprehur se e rëndësishme është se rastet e reja janë në një kurbë të qëndrueshme, ndërkohë që ka theksuar se është e rëndësishme që të theksohet fakti që analiza jonë duhet të bazohet te rastet e shtruara në spital

Ndër të tjera ai ka theksuar se me shfaqjen e gripit AH1N1 është një tjetër tregues se koronavirusi ka lëshuar terren, pasi një vit më parë nuk e kishim fare të pranishëm.

“Nga fundi i shtatorit e deri më tani kemi një kurbë statike. Që ndryshe mund ta quajmë situatë endemike. Shtetet tani ndryshojnë nga njëri-tjetri, dhe ne nuk duhet që të shikojmë rastet e reja, por shtrimet spitalore dhe humbjet e jetës dhe duhet të shikojmë se si janë këto pacientë dhe si është statusi i tyre imunitar. Vaksina është arma më e fortë që kemi. Për gripin nuk kemi menduar që të shikojmë sesa janë rastet e reja, por shihnim spitalet.

Nuk kemi një situatë shqetësuese përsa i përket gripit sezonal por ka hyrë, kjo mund të cilësohet si një lëshim terreni nga koronavirusi. në këtë aspekt shikojmë se kemi një tërheqje nga Covid”, është shprehur ai.

Ndër të tjera mjeku është shprehur se duke e krahasuar me shkurtin, vëmë re se kemi një ulje me 1/3 e pacientëve të shtruar në spitale.

Gjithashtu ai ka bërë thirrje që të vaksinohen dhe të ruajnë distancën sociale pasi akoma Covid është aktiv mes nesh.

“Ta krahasojmë me shkurtin ku kishim shumë të shtruar tashmë kemi një rënie me 1/3 që i dedikohet imunizimit. Ne nuk duhet të shikojmë rastet e reja pasi na ngatërron në analizat. Fushata jonë nisi me vaksinimet në pranverë  kjo është dhe arsyeja që kërkohet dozë e tretë.

Ne na duhet që të të vaksinohemi dhe të evitojmë grumbullimet, por tani ne shikojmë se me hapjen e shkollave kishim një rënie të rasteve për n jë muaj. Kemi universitetet hapur dhe akoma nuk kemi një rritje të madhe. Jemi lodhur të gjithë edhe ne kur na bie telefoni. Me kohën do të kthehet në situatë endemike, që do të mbesë dhe do të zhvillohet herë pas here. Nuk është e saktë ideja që pse unë nuk e kam marrë deri më sot nuk do e marr më. Kemi 500 raste të reja që nuk e kanë kaluar më parë. Riinfektimet janë më të rralla tek personat që kanë imunitet natyral”, ka thënë Alimehmeti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!