Mjeku infeksionit Edmond Puca i ftuar mëngjesin e kësaj të marte në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” u shpreh se rritja e numrit të rasteve nga Covid-19, krahas sjelljes njerëzore ka ardhur dhe për shkak të ecurisë virusale.
“Numri ishte i reduktuar dhe e prisnim që nga fundi i Janarit të kishte një rritje të tillë sepse viruset kanë një cikël të tillë. Edhe sjelljet njerëzore kanë pjesën e tyre, por dhe ecuria virusale është diçka e tillë pavarësisht se ky virus ka treguar të jetë pak tekanjoz si nga koha dhe temperatura ashtu dhe lagështia.“, tha mjeku.
Më tej, ai u shpreh se gjatë periudhës Tetor deri në fillim të Dhjetorit një pjesë e popullatës mund ta ketë kaluar Covidin duke patur parasysh rritjen e rasteve gjatë kësaj periudhe.
“Një pjesë e mirë e popullatës kaloi në muajt e fundit tetorit nëntorit dhe fillimit të dhjetorit patëm shumë raste sidomos në Tiranë dhe mendoj se një pjesë e popullatës e ka kaluar tashmë por përsëri duhet të jemi akoma të kujdesshëm jo vetëm për veten tonë personale por dhe për ata që na rrethojnë“, theksoi mjeku.
A ka rënë mosha e infektimeve? “Në krahasim me çfarë kemi parë muajt më përpara kur kishim më shuma raste pas Vitit të Ri kemi patur mosha që variojnë nga 35-45 vjeç në krahasim me tre muaj më parë ku mosha ishte diku tek 65 e lart”, u shpreh ai. /abcnews.al