Mjeku që u kthye në vijën e parë pas intubimit: Një 45-vjeçare shqiptare rëndë me Covid-19

schedule21:53 - 22 Prill, 2020

schedule 21:53 - 22 Prill, 2020

Mjeku shqiptar Adrian Fandi në Londër i cili fitoi pak kohë më parë betejën me koronavirusin është kthyer sërish në krye të detyrës, në vijën e parë të luftës nga Covid-19, ndonëse ka dalë nga intubimi pak ditë më parë.

Në një lidhje Skype për emisionin Byro Politike, ai tha se tashmë sëmundja është një histori që i takon të kaluarës pa dashur të japë më shumë detaje.

Fandi dha lajmin se një paciente 45-vjeçare me origjinë shqiptare është e intubuar në një nga spitalet e Londrës, ndërsa tashmë lajmi i mirë është se gjendja e saj po përmirësohet.

“Ajo është një histori që i përket të kaluarës. Faleminderit zotit jam këtu. Ëshrë fat. Ka shumë njerëz që vuajnë. Pata një lajm shumë të mirë për një paciente shqiptare të intubuar 45-vjeçare dhe tashmë është bërë më mirë. Nuk di më shumë detaje ndoshta është herë për të folur por është gjë e mirë që po reagon mirë”, tha Fandi./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!