Mjeku pneumolog: “Shefqet Ndroqi” t’i kthehet normalitetit, pas pandemisë do kemi mbingarkesë

schedule15:04 - 2 Maj, 2020

schedule 15:04 - 2 Maj, 2020

Mjeku pneumolog Ajran Mezini ka deklaruar në një intervistë për Abc News se ulja e numrit të infektuarve në vendin tonë është një tregues se pandemia po shkon drejt fundit.

Mezini tha se që nga koha që spitali “Shefqet  Ndroqi”, u kthye në Covid, janë mbyllur të gjitha repartet e tjera të shërbimit, si dhe është punuar me staf të reduktuar.

Kjo tha Mezini, ka bërë që shumë pacientë të prekur nga sëmundje të tjera të mos i drejtohen spitaleve, duke theksuar se tashmë që në këtë spital të specializuar për sëmundje të veçanta pulmonare ka pak pacientë, të kthehet në gjendje normale, për t’i transferuar të shtruarit tek Infektivi.

LEXO EDHE: Von der Leyen: Vaksina kundër koronavirusit do prodhohet për të gjithë popullsitë

“Besoj që jemi në fund po ta shoh nga pikëpamjet spitalore. Të dy spitalet marrin trajtim mjekësor vetëm 31 pacientë, pra vetëm 10% e të infektuarve. Besoj punë 2-3 ditësh ata që janë në gjendje të stabilizuar do dalin nga spitali. Çdo ditë vinte 1-2 pacientë me probleme pulmonare dhe kanë domosdoshmërinë e trajtimit të shpejtë.Stafi mjekësor nuk është i plotë sepse kemi punuar për dy javë me një klinikë dhe pastaj me klinikën tjetër.

Besoj se 5 pacientët që janë tek Shefqet Ndroqi duhet të kalojnë tek infektivi sepse asnjë spital tjetër përveç Shefqet Ndroqit nuk i trajton sëmundjet e rëndë pulmonare.

Nga ana tjetër ka pacientë që hezitojnë të shkojnë në spital për shkak të riskut të infektimit. Kam përshtypjen se pas përfundimit do përballemi me një mbingarkesë për shkak se shumë pacientë i kanë trajtuar sëmundjet e rënda në shtëpi”, tha Mezini./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!