Mjeku në lot teksa zemra e vëllait të tij ndalon për disa sekonda si pasojë e Covid 19

schedule11:08 - 7 Gusht, 2020

schedule 11:08 - 7 Gusht, 2020

Doktori  Chris van Tulleken shpërtheu në lot ndërsa  zemra e vëllait të tij ndaloi për disa sekonda si pasojë e Covid 19, në një dokumentar emocional të BBC që u transmetua mbrëmë.

 


Të dy vëllezërit 41 vjeç, filluan të punonin në vijat e përparme gjatë pandemisë. Xand filloi të punonte vullnetarisht në një azil dhe Chris në repart në spital, raporton abcnews.al

 

Në fund të Marsit, Xand u sëmur, kishte ethe, kollë, dhe humbje të përkohshme të shijes. Pas testimit ai rezultoi pozitiv me Covid-19. Ai u izolua në shtëpi për dy javë, por kishte probleme në frymëmarrje dhe probleme në zemër. Tre javë më vonë, gjërat u përkeqësuan.

 

Në orët e para të 21 Prillit, Xand udhëtoi për në Universitetin e Kolegjit Universitar, Londër, ku Chris po punonte në një repart Covid-19, raporton abcnews.al

Mjekët i aplikuan elektroshok për ta kthyer zemrën në rrahjet e saj normale.  Chris dukej aq i pashpresë sa vëllai i tij binjak. Ai u shtri të flinte para se zemra e tij të ndalonte.

Chris nuk mund të përmbante emocionet dhe shpërtheu në lot. Pas disa ditësh në shtëpi, Xand vazhdoi xhirimet ndërsa ai ndihmonte të moshuarit në azil.

 

Testet pasuese zbuluan një diagnozë shqetësuese – fibrilacionin atrial, e cila zakonisht prek njerëzit mbi 60 vjeç. Ai aktualisht po merr ilaçe për të stabilizuar rrahjet e zemrës, por në një moment në të ardhmen, ai mund të ketë nevojë për operacion në zemër./abcnews.al