Mjeku: Mosha e re e prekur nga hipertensioni pas kalimit të Covid

schedule12:05 - 8 Shkurt, 2022

schedule 12:05 - 8 Shkurt, 2022

Kardiologu Taulant Gishto këtë të martë ka qenë i ftuar në ABC Live ku ka komentuar në lidhje me pasojat që shkakton Covid tek pacientët sidomos ato me probleme zemre.

Mjeku është shprehur se nuk është vetëm Covid ai që shkakto probleme të zemrës por janë dhe medikamentet që përdoren për shërimin e sëmundjes.

Sipas mjekut një ndër problemet kryesore është hipertensioni që është i dukshëm tashmë dhe te pacientët me moshë të re.

Ndërsa për fëmijët ai ka theksuar se fatmirësisht Covid nuk ka pasoja dhe nuk sjell asnjë problem kardiovaskular.

Të gjithë variantet e Covid kanë problemet e tyre në popullatë, por Omicron është një ndër variantet që është më i përhapur dhe rrit dhe numrin e komplikacioneve në popullatë. Preket cipat e zemrës, perikardi është ndër më të prekurit dhe format e para janë më të prekshmet. Një miokardit shoqërohet me lodhje, kemi marrje frymë, dhimbje kraharori perikardi kemi dhe rrahjet e shpeshta të zemrës. Ndërkohë nëse kemi pacientë që kanë qëndruar për 2-3 javë shtrirë kemi dhe shfaqjen e aritmisë. Një person që ka qëndruar shumë kohë shtrirë duhet të ngrihet gradualisht. Mbajtja e frymës është një ndër pjesët që duhet të konsultohet patjetër me kardiologët.

Pacientët post Covid vuajnë nga hipertensioni kemi pasuar dhe pacientë të moshës 35 vjeç që ka pasur probleme me tensionin. Covid shkakton ndryshimin e sistemit nervor parasimpatik dhe simpatik që ndikon në rritjen e tensionit. Nuk është thjesht stresi që çon në shfaqjen e tensionit te moshat e reja por janë faktorë organikë më të thellë.

Korrtizoniku ndikon jo vetëm te diabeti por dhe tek tensioni, nëse një person nuk vuante nga tensioni me një përdorim të tij pacientët shkojnë në stadin e tretë të tensionit dhe gjithashtu shkaktohet shumë aritmi. Studimi ka treguar se në sëmundjet e zemrës veçanërisht te aritmitë nuk ndiko vetëm Covid por edhe kortizonikët që përdoren ndaj është e rëndësishme që këto pacientë duhet që përveç infeksionistit, Epidemiologut dhe mjekut të familjes të konsultohet herë pas here dhe me mjekun kardiolog. Covid mendoj se po i vjen fundi avash avash dhe në çdo virozë pacientët që kanë probleme me zemrën kanë vuajtur, çdo virozë i jep pasojat e tyre, varianti i Covid Omicron po bën një vaksinim biologjik të popullatës thuajse është në fund dhe kjo do të bërë që dhe me vaksinimin artificial të kemi një fund të pandemisë”, ka thënë mjeku. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!