Mjeku me Covid-19 apel qytetarëve: Mos kujtoni se virusi ka ikur, ai është mes nesh

schedule11:54 - 10 Korrik, 2020

schedule 11:54 - 10 Korrik, 2020

Mjeku pediatër Kujtim Ibrahimi, një prej bluzave të bardha të konfirmuar pozitivë me koronavirus, i ka bërë apel të gjithë qytetarëve të jenë koshientë për prezencën e virusit mes nesh.

Ai tha se njerëzit nuk duhet të mendojnë se Covid-19 ka ikur, por duhet të ruajnë distancën edhe në kafene kur ulen të bisedojnë me njëri-tjetrin.

LEXO EDHE: Flet për Abc News mjeku i infektuar në Elbasan: Mbyllëm repartin e Gjinekologjisë, testim gjithë stafit

“Njerëzit të mos kujtojnë se Covid ka ikur, se ai nuk është mes nesh, ai është mes nesh. E gjejmë kudo. Sidomos në këto kafet ku ulen, bisedojnë. Të kenë kujdes dhe të ruajnë distancimin”, u shpreh Ibrahimi.

Mjeku Ibrahimi është një nga tre rastet e reja të konfirmuar pozitivë në radhët e bluzave të bardha në spitalin e Elbasanit një ditë më parë./abncnews.al