Mjeku: Jemi në fillim të valës së katërt, virusi mund të ashpërsohet edhe më shumë

schedule20:54 - 27 Gusht, 2021

schedule 20:54 - 27 Gusht, 2021

Infektologu Sali Ahmeti në Kosovë paralajmëron se virusi ka mundësi të ashpërsohet dhe më shumë. Ai thotë se akoma jemi në fillimet e valës së katër të koronavirusit.

“Po flasim për një ashpërsim të një vale të re të Covid-19 që është pothuajse ashpërsimi më i madh i pandemisë në raport me numrin e të infektuarve, hospitalizuarve, vdekurve që nga përballja me këtë virus’, thotë Ahmeti.

“Kemi pas ashpërsim edhe herëve të tjera mirëpo kjo është për disa arsye pothuajse vala më e ashpër’, shtoi ai për RTV21.

“Më e shqetësuese e bën se ne e kemi të pranishëm variantin Delta i cili është një variant shumë ma lehtë i transmetueshëm, pra shumë më lehtë bartet në mesin e personave të kontaktit dhe për faktin se përpos që përhapet shumë më lehtë ai për dallim prej varianteve të mëparshme po prekë edhe moshat e reja. Mund të llogarisim si valën e katërt e cila valë duket se është ende në fillimin e saj”, theksoi ai.

“Gjykuar në bazë të parametrave epidemiologjik aktual ka mundësi që edhe ë ashpërsohet por së paku për një kohë të caktuar të mbahet në nivele të tilla dhe ne duhet t’i marrim të gjitha masat në raport me ashpërsimin e këtij virusi’, tha Ahmeti./ Gazeta Ekspres