Mjeku italian paralajmëron: Futbollistë kujdes, Serie A mund të shtyhet

schedule15:38 - 22 Gusht, 2020

schedule 15:38 - 22 Gusht, 2020

“Seria A mund të shtyhet nëse rastet pozitive me Covid-19 rriten”, ky është paralajmërimi i profesor doktor, Gianni Nanni. Protokolli mjekësor shkoi shumë mirë në Itali pas rifillimit të futbollit. Nga qershori nuk kishte asnjë rast me coronavirus, por pas pushimeve pati probleme.

Lojtarët dhe stafet e skuadrave kanë qenë me pushime në tre javët e fundit dhe ka patur disa raste, te Cagliari, Benevento, Napoli, Roma dhe Sassuolo. “Ne jemi të shqetësuar dhe nuk kemi pse ta fshehim këtë fakt.

Nëse rastet vazhdojnë të rriten tek skuadrat, atëherë ata do të shtyjnë dhe fillimin e stërvitjes. Kjo do të thotë se nëse diçka e tillë  ndodh, edhe fillimi i Serie A mund të shtyhet,” deklaroi mjeku për Radio “Kiss Kiss”.

“Kjo është arsyeja se pse ne i kemi kërkuar lojtarëve të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi gjatë këtyre ditëve pushimi. Unë e kuptoj që ne nuk mund t’i ndalojmë ata të shkojnë me pushime, por më e pakta që ata mund të bëjnë është të respektojnë rregullat dhe të mbajnë distancën e caktuar,” mbyll Nanni. Kujtojmë që sezoni i ri i Serie A është planifikuar për të startuar në datën 19 shtator. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!