Mjeku imunolog Genc Sulçebe ka zbuluar gjatë emisionit Provokacja në Abc Neës se është djali i mjekut të njohur pediatër Hamdi Sulçebe. Ai tha se babai i tij ka qenë një ndikim kryesor për ndjekjen e studimeve të mjekësisë ndërsa shtoi se kjo solli edhe profilizimin e tij si mjek pediatës në fillimet e karrierës së tij.
“Ai është im atë, ka qenë pediatër shumë i njohur, ma mjekuar me mijëra vetë në të gjithë Shqipërinë. Pas një masteri që bëri në SHBA ai erdhi në Shqipëri dhe në 1939 filloi emisionin e këshillave mjekësore në radio. Në çdo të shtunë fliste në një gjuhë shqipe të jashtëzakonshme.
Kisha një edukatë mjekësore. Unë u rrita mes librave mjekësore me tim atë. Ndoqa pediatrinë si im atë. Dhe më pas u njoha me imunoniologjinë dhe me studimet që ndoqa, vazhdova në Shqipëri në fushën ku dhe jam”, u shpreh Sulçebe.
LEXO EDHE: Sulçebe: Arma më e fortë e shqiptarëve ndaj Covid-19 sistemi imunitar, të keqen e kemi kaluar
Ai tha se në Shqipëri ka shumë mjekë të mirë, por ata hasin vështirësi me mjetet që kanë në dispozicion, por edhe me vendimmarrjen.
“Kemi doktorë të mirë në Shqipëri. Problemi është se nuk i kanë gjithmonë mjetet dhe vendimmarrjen. Vendimmarrja te ne nuk i jepet profesionistëve. Edhe të rinjtë janë shumë të mirë”, deklaroi Sulçebe./abcnews.al