Mjeku i urgjencës nuk i mbijetoi dot Covid-it, bashkëshortja mes lotësh: Këto ishin fjalët e tij të fundit

schedule13:43 - 4 Maj, 2022

schedule 13:43 - 4 Maj, 2022

Kryeministri Edi Rama u ka akorduar ditën e sotme 11 fëmijëve të parë statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”. Mes fëmijëve që e përfituan këtë status ishte edhe djali i mjekut të urgjencës së Korçës, Kujtim Shabani që nuk mundi të fitonte betejën me koronavirusin.

Fjalët e fundit të tij i tregoi mes lotësh bashkëshortja e tij. Siç tregoi ajo, mjeku në momentet e tij të fundit ka thënë se në jetë nuk kanë aq shumë rëndësi sa janë vitet që jeton, por mënyra sesi i jeton.

 “Ju falenderoj pa masë për gjithë mbështetjen. Jam bashkëshortja e Kujtimit dhe bashkëudhëtarja e tij që në moshën 15 -vjeç kur jemi njohur në bankat e shkollës. Ai kishte një ëndërr që e ktheu në qëllim. Ai nuk hoqi dorë në asnjë moment. Ëndrrën e pati jo vetëm në emër të tij por edhe komunitetit, se pavarësisht nga vjen ti mund t’ia dalësh. I vetmi mësim që ua mësuam fëmijëve, që ta kenë busull në jetë që t’i thonë vetes “ti mundesh”. Sot ai nuk është por unë kam fjalën e tij të fundit: në jetë nuk të bëjnë vitet sesa, por mënyra se si. Kujtimi iku i plotësuar, pavarësisht se iku shumë i ri.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!