Mjeku i COVID-2 takim me Metën: Duhen testime masive që pacientët të mos presin në ambulanca

schedule12:34 - 25 Nëntor, 2020

schedule 12:34 - 25 Nëntor, 2020

Kur vjen puna te gjurmimet për koronavirusin, mjekët janë të njëzëri: Testim testim, testim. Kjo ka qenë kërkesë parësore e paraqitur nga mjekët në bisedën online me presidentin Ilir Meta.

Mjeku i spitalit Covid-2, Arjan Mezini deklaroi se testimi masiv është shumë i rëndësishëm pasi në këtë formë bluzat e bardha mund të përgatiten për një shifër të përafërt të pacientëve që kanë nevojë për trajtim spitalor pa qenë nevoja të presin në autoambulanca.

“Testimi masiv është shumë i rëndësishëm. Duke pasur një numër të qartë afër realitetit ne mund të përgatitemi për rastet që kanë nevojë për trajtim spitalor. Duke ditur numrat përcaktohen edhe kapacitetet. Jam për ata që nëse ne dje kishin 800 raste, ne duhet të testojmë të paktën 8000 veta në ditë.

Nuk mund të ketë shfajësim duke thënë se edhe vendet e tjera që kanë shumë testime i ka dalë pandemia jashtë kontrollit. Nuk i ka dalë jashtë kontrollit. Nuk mund të trajtohet pacienti në ambulancë. Është më sasi të limituar oksigjeni”, u shpreh Arjan Mezini./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!