Mjeku i Berlusconit: Koronavirusi po humb fuqinë

schedule09:47 - 2 Qershor, 2020

schedule 09:47 - 2 Qershor, 2020

Disa mjekë italianë janë shprehur se koronavirusi është “dobësuar jashtëzakonisht shumë” në krahasim me kur “pushtoi” të gjithë botën në fillim të këtij viti.

Shefi i Spitalit San Raffaele në Milano,Dr. Alberto Zangrillo thotë se sëmundja tani është shumë më pak vdekjeprurëse dhe “nuk ekziston më klinikisht” në Itali.

Mjeku i ish-kryeministrit Silvio Berlusconi tha që pacientët e infektuar rishtas tregojnë simptoma më të buta dhe se ngarkesa virale në sistemin e tyre është ulur ndjeshëm mes marsit dhe majit.

Teoria shkencore sugjeron se viruset mund të bëhen më të dobëta për të mbijetuar, pasi futja në trupin e shumë njerëzve dhe shkaktimi i vdekjeve mund të kufizojë aftësinë e tyre për t’u përhapur.

Megjithatë, jo të gjithë në bashkësinë shkencore i ndajnë këto opinione rreth virusit. Presidenti i organit këshillimor shkencor të qeverisë tha që ai ishte “i hutuar” nga fjalët e mjekut Zangrillo, ndërsa një epidemiolog në Universitetin Stanford e quajti raportin “budallallik”.

Viruse si HIV dhe ftohja e zakonshme kanë ndryshuar në të njëjtën mënyrë siç shpjegohen në këtë raport. Por kritikët tregojnë se sëmundjeve në fjalë u është dashur vite që të pësojnë ndryshime ndërsa koronavirusi u regjistrua për herë të parë në njerëz që në dhjetorin e vitit të shkuar. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!