Victor Da Silva u bë çështje ditën e djeshme në ndeshjen Tirana-Vllaznia, pasi u rebelua prej zëvendësimit edhe pse kishte pësuar çarje. Trajneri gjerman, Thomas Brdaric, sqaroi se mjekët ia kishin kërkuar ndërrimin. Doktori i kuqebluve, Ilirjan Haxhaja, gjithashtu ka reaguar.
“Ju falënderoj për disa komente, si të mira dhe të këqija. Dua të sqaroj, se ka një rregullore për dëmtimet në kokë në loje dhe stafi mjekësor i kërkon trajnerit për ndërrimin e lojtarit. Ne ia kërkuam trajnerit ta zëvendësojë lojtarin. Kur ka ma shumë se dy qarje dhe shumë gjak, arbitri vështirë ta lejojë në lojë lojtarin.
Plus në atë rast kishim disa qarje. Plus i kishte renë dhe lentja e syrit. Si mund të lozte ai, edhe pse ai kishte dëshire për lojë. Mbas 7 minutash në dhomat e stadiumit nuk ishte mirë. Ju lutem na mirëkuptoni, ne kemi shëndetin e lojtarit para lojës.
Plus ka rregullore të traumës sportive që ne ndjekim. Ju falënderoj dhe një herë. Dhe një falënderim për lojtarin tonë Viktor Da Silva, i cili kishte dëshirë të ndihmonte ekipin e tij. Na fal Viki, por ne të stafit mjekësor në disa raste na duhet të vendosim për të mirën e sportistit dhe jashtë dëshirës së sportistit. Forca Vllaznia”. / abcnews.al