Ekipi i mjekëve të QSUT, të cilët operuan kryeministrin Edi Rama një javë më parë për apendisitin, folën në podcastin “Flasim” edhe për përmirësimin e kushteve spitalore. Mjeku Arben Gjata theksoi se standartet janë ndër më të lartat në rajon ndërsa shtoi që të fusin në kirurgjinë shqiptare edhe robotikën.
“Ne shpresojmë që në të ardhmen nëse ua kërkojnë dhe kështu se kemi biseduar dhe me ministren që të mundemi të fusim dhe robotikën në kirurgjinë e përgjithshme dhe në kirurgjinë urologjike, ndoshta për një vit, një vit e gjysmë diçka e tillë, që do ishte një sukses shumë i madh për kirurgjinë shqiptare dhe kjo do na çonte gjithmonë e më shumë faktikisht, kjo lloj kirurgjie, kirurgjia laparoskopike dhe kushtet e spitalit.”, u shpreh ai.
Pjesë nga biseda:
Kryeministri Edi Rama: Unë isha shtrirë kur profesor Gjata erdhi dhe tha; ‘’kemi me vete edhe një ish-ministër shëndetësie’’. Unë thashë largqoftë Nard Ndoka dhe pastaj pashë ju dhe për hir të së vërtetës për arsye të shefes sime të kabinetit që mesa kam mësuar ju njeh prej shumë kohësh, që nga koha e studimeve mbase dhe flet me një respekt të jashtëzakonshëm, kur u bë ajo qeveria që unë në fakt nuk mora pjesë në asnjë mbledhje, s’jemi takuar asnjëherë as si kryeministër dhe as si ministër, tha, po të paktën një profesionist i lartë, i hajrit, kështu që e para. E dyta, tani juve mund t’ju akuzojnë për çdo gjë po nuk ka zot t’ju akuzojë për patronazhistë. Prandaj unë mund ta sjell këtu që atë që ju më thatë dhe më ka bërë shumë përshtypje dhe më ka përkëdhel sedrën pak, por edhe më ka prekur në një sens më të gjerë; përpara se të largoheshit erdhët tek shtrati dhe më dhatë dorën dhe më thatë: “ne kemi operuar shumë ministra, zëvendëskryeministra, figura publike etj etj, por fatkeqësisht deri më sot vetëm në spitale private dhe ishte privilegj për spitalin publik që të kishte kryeministrin”. Natyrisht që po ta kishte thënë patronazhisti, nuk do kisha guxu me e sjellë këtu me zë dhe me figurë se do hante dynjanë familjarisht, por e solla këtu për të thënë diçka, sa herë vija në spital për arsye pune ose edhe për të parë ndonjë tjetër, ndjeja gjithmonë këtë lloj tmerri që mbetej si të thuash spitali i atyre që nuk kishin një mundësi të dytë për një kohë të gjatë ndërkohë që, çka e bënte tmerrin të plotë, ishte që ata që operojnë operacione deri më të vështirat në strukturat private, jeni po ju. Nuk është se vijnë nga… dhe gjithmonë thosha në rast se ka një gjë që do më japë sodisfaksion, do jetë që po të kem nevojë unë ose familja ime, të vijë dita që të jem në gjendje , të ofroj pikërisht këtë gjë për rolin që kam, që spitali publik dhe për hir të së vërtetës unë sot besoj, tani mund të edhe të mos jem i saktë sepse me thënë të drejtën në spitalet private këtu nuk para kam qenë dhe nuk mund të bëj atë krahasimin e plotë, por besoj që në QSUT dhe në shumë spitale të tjera që janë futur në këto standarde nuk ka asnjë lloj diskutimi, ka avantazh ndaj strukturave private. Ky është opinioni im, mbase nuk jam plotësisht i saktë.
Profesor Arben Gjata: Në lidhje me këtë në fakt, standardet që ne kemi aktualisht janë standarde nga më të mirat që ekzistojnë jo vetëm në Shqipëri, por janë nga standardet më të larta në rajon dhe standarde shumë të larta në nivel të të gjithë botës. Nuk ka asnjë ndryshim. Ne kemi pasur jo më pak se para disa muajsh një mikun tonë amerikan i cili ka ardhur në Shqipëri që nga ‘91 që është Mark Johnson i cili ka qenë shefi gastroenterologjisë të spitalit Navy Hospital në Washington aty ku operohen presidentë në Amerikë dhe që ka qenë gastroenterologu personal i Bill Klinton dhe George W Bush dhe mbasi e çova për të parë se ai kishte qenë te spitali i vjetër, për të parë spitalin e ri. “Jam shumë i emocionuar” – tha, “se mbaj mend spitalin e vjetër që në ’91-in gjëmonim dhe minjtë me fshesë për t’i nxjerrë nga pavioni”. Dhe kur hyri në sallë tha në fakt, “tani unë s’di çfarë të them. Po ta them me zë të ulët”, – tha, “që standardin e kemi njësoj”, se kishte dhe kolegë të tjerë amerikan. Standardet i keni njësoj siç janë në Bethesda. Për standardet e sallës së spitalit te reanimacionit janë në kushtet më optimale të mundshme. Ne shpresojmë që në të ardhmen nëse ua kërkojnë dhe kështu se kemi biseduar dhe me ministren që të mundemi të fusim dhe robotikën në kirurgjinë e përgjithshme dhe në kirurgjinë urologjike, ndoshta për një vit, një vit e gjysmë diçka e tillë, që do ishte një sukses shumë i madh për kirurgjinë shqiptare dhe kjo do na çonte gjithmonë e më shumë faktikisht, kjo lloj kirurgjie, kirurgjia laparoskopike dhe kushtet e spitalit. Kur hyjmë aty patëm një problem me thënë të drejtën. Ne vinim nga një pavion që kishte 3 salla operacioni, kishte dhe 55-60 shtretër. 55 i kishim me letër por 60 i bënim se i merrnim borxh. Hyjmë në një pavion që kishte dy salla operacione dhe 28 -30 shtretër operatore, thonim si do t’ia dalim faktikisht se ishte gjithë ajo prurje e madhe. Ka qenë gjithmonë klinika që ka pasur numrin më të madhe të operacioneve që bëhen në Shqipëri, nuk krahasohet as me spitalet e tjera publike, as me spitalet private. Faktikisht falë teknologjisë së re, ambienteve shumë më të mira që pacientët dalin shumë shpejtë. Në vitin 2022 kemi arritur rekordin historik të interventeve të kryera, pra kemi bërë 2800 operacione brenda vitit dhe ndërkohë është futur dhe një procedurë e re që është ERCP që është lirimi i rrugëve tw tëmthit nga gurët ose nga tumoret të cilët ishin të gjithë pacientë që operoheshin dhe që tani rrinë 24-48 orë në spital dhe dalin në shtëpi dhe nuk është me ndërhyrje operatore, vetëm me fibroskopi dhe numri i tyre ishte rreth 285 dhe duke llogaritur që të paktën një kosto e kësaj procedure kur bëhet në privat mesatarja ishte rreth 2 mijë euro. Nëqoftëse do shumëzojmë 285 me 2 mijë, janë rreth 500 mijë euro që i janë kursyer qytetarëve shqiptarë vetëm vitin e fundit. Është bërë me gjithë mend një hap shumë i madh dhe ajo që është tjetër shumë e rëndësishme besoj, është që ky spital është inauguruar pak para se të fillonte COVID-i, ju keni qenë në inaugurim, ku profesor Besimi se ne kemi pasur një fat shumë të madh, kemi patur profesorë shumë të mirë, që tha: “unë se kam parë as në ëndrrat më të bukura të miat” dhe faktikisht një nga gjërat që ne kemi arritur të bëjmë pas tre vjetëve është që duket sikur godina ishte inauguruar dje. Dhe një pjesë mendonin se ishte spital i ri, vendi i operacionit nuk e dinin që ishin ato salla që ishin inauguruar që para tre vitesh.


