Mjeku: Duhet të mësohemi të jetojmë me virusin, qëndroni larg takimit me brryla dhe grushta

schedule20:42 - 30 Qershor, 2020

schedule 20:42 - 30 Qershor, 2020

Shefi i shërbimit të hematologjisë në QSUT Arben Ivanaj në një intervistë për Abc News është shprehur se të gjithë ne duhet të mësohemi dhe të bashkëjetojmë me koronavirusin.

Në bisedën e tij me gazetaren Mirela Milori, është shprehur se rezultatet përfundimtare në lidhje me koronavirusin do të dalin në fund të viti ose fillim të 2021.

Sipas mjekut në këtë fazë që jemi askush nuk e di nëse do të këtë apo jo fazë të dytë të sëmundjes, këto janë të gjitha hipoteza të hedhura.

LEXO EDHE: Shefi i hematologjisë: Arjani nuk kishte sëmundje të tjera, u infektua me Covid-19 në punë

“Ne duhet të mësohemi të jetojmë me këtë infeksion. Nuk është hera e parë që kemi numër të madh të infektuarish në popullatë. Siç mund të kemi parasysh sëmundjen e murtajës, ku kishte një numër të madh dhe për herë të parë njohëm termin karantinë, një term i nxjerrë në dritë nga Venecia. Me shfaqjen e HIV që ishte shumë problem për shoqërinë ku u trajtua një linjë speciale për të gjithë të sëmurët. Ne jetojmë çdo ditë me HIV asnjë nuk pyet më se sa është niveli i të infektuarve, po ashtu edhe hepatiti B dhe C e njëjtja gjë do të ndodhë dhe me këtë infeksion. Nuk dua të sulmoj askënd, por një gjë e tillë në të gjithë këtë situatë menaxhimi është bërë për mungesë paaftësie.

Të gjithë vendet kanë kërkuar hetim, dhe kjo nuk kërkohet nëse kanë dëgjuar mua duke i dhënë mend OBSH-së, por nëse është kërkuar hetim ka diçka që nuk shkon. Ne duhet të mësohemi, njerëzit, popullata dhe mjekët. Një tjetër problem është sovraniteti mjekësor, bolle eksportim mjekësor, ky është kaq politikisht që dhe dje që ato që janë Evropa kanë fol, thanë se ka nevojë për sovranitet, boll në Shqipëri me eksportim të sëmurësh, ku janë ato që vinin dje me ambulanca merrnin të sëmurët, ku janë sot ato pse na i mbyllën kufijtë, duhet të mësohemi me virusin e ri dhe viruset e reja”, është shprehur mjeku.

Gjithashtu ai ka bërë apel që të mos kemi asnjë lloj kontakti me njëri tjetrin, pasi e vetmja armë mbrojtëse ndaj këtij virusi është distancomi fizik.

Nëse takohemi me brryla ne ja kemi dhënë virusin, as me grusht se aty ka djersë dhe ne e kemi transmetuar në këtë mënyrë infeksionin, duhet të mësohemi me distancimin fizik, duke mos dalë bashkë nga një derë. QSUT është halë në sy për shumë grupime politike dhe ekonomike, niveli shkencor dhe niveli i trajtimit do të paktën dhe 30 vite për të arritur nivelin, praktikisht ne duhet të mësohemi me përdorimin e tyre dhe të jetojmë me këtë infeksion të ri. Jo më larg se dje ka dalë teoria tjetër G4 gripi i derrit një studim serioz kinez, që jeton tek derrat ka një potencial më të lartë se Covid 19 për tu shndërruar në një infeksion. Ne duhet të mësohemi dhe të jetojmë me gjendjen e re të situatës. Në QSUT tamponët bëhen pa limit, që është ndryshim nga ditët e para dhe nga mentaliteti i të ashtuquajturit “shkencëtarët”, e OBSH”, është shprehur mjeku infeksionit Ivanaj. /abcnews.al