Vera sipas mjekut Erion Dasho pritet që të zhduke ose të transmetimi i koronavirusit të jetë më i vogël në krahasim me periudhën që lamë pas.
Sipas tij një pjesë e personave që kanë humbur jetën gjatë kësaj periudhe mund të kenë humbur jetën nga koronavirusi, por që nuk kanë qenë të diagnostikuar apo shtruar në spital.
“Të dhënat që vijnë janë se Sars Cov 2 në ajrin e ngrohtë të verës shkatërrohet më lehtë dhe ne presim që epidemia të fashitet dhe të transmetohet në mënyrë të heshtur dhe patjetër që kjo mund të luanjë rol dhe në vdekshmëri. Por duhet të kemi parasysh se në shumë vende në rastin e Sars Cov 2 bëjnë një diferencë mes personave që mund të vdesin në mënyrë të diagnostikuar dhe personave që mund të vdesin të padiagnostikuar, unë e thash dhe më parë që një pjesë e madhe e personave janë asimptomatikë. Përshembull mund të ndodh në një familje në qytetet e Shqipërisë që një familje e ka kaluar koronavirusin në mënyrë asimptomatike dhe mund tja ketë kaluar një të moshuari në familje që mund të kenë në shtëpi apo perreth dhe ai mund të ketë ndërruar jetë. Një gjë e tillë patjetër që mund të ketë ndodhur dhe patjetër që ka ndodhur në të gjithë botën”, është shprehur mjeku.
Doktori në Provokacija ka theksuar se vdekshmëria nga Sars Cov 2 është 2 herë me e lartë se nga gripi sezonal duke e cilësuar si një lajm të mirë në kuadër të rrezikut që na kanoset nga koronavirusi.
“Unë mendoj se të dhënat e ditëve të fundit kanë qenë opimiste vdekshmëria ndaj Covid është vlerësuar nga një studim në Nju York me 0.46 %, që do të thotë se në 1 mijë veta humbin jetën 4 ose 5 prej tyre, ndërsa gripi e ka 2 per një mijë, ndërsa koronavirusi e ka 2 herë më të lartë se gripi dhe ky është një lajm shumë i mirë.
Kjo tregon se në raport me një sëmundje të tillë nuk mund të veprojmë me masa restriktive, pasi nuk ka kuptim, ne nuk gjuajmë mushkonjat me top. Ne kemi një përafrim me rrezikun, dhe tashmë një rrezik i tillë me Sars Cov 2 vlerësohet të jetë shumë më i ulët se ai që kemi qenë fillimisht.
Mendimi im është se ne duhet të mbrojmë tre kategori, personelin mjeksor, personat me sëmundje kronike dhe të moshuarit mbi 65 vjeç. Me këto fakte që ne kemi ditët e fundit unë nuk shikoj asnjë arsye që pjesa tjetër e popullatës të mos i kthehet normalitetit”, është shprehur ndër të tjra Specialisti i Shëndetit Publik. /abcnews.al