Pas krimit të pasionit ku Aldison Belulaj vrau studentet që e refuzoi të kishte të kishte lidhje me të, policia ka marrë në ruajtje familjarët e të riut, i cili vijon të jetë në gjende të rëndë për jetën. Mjekët theksojnë se, 23-vjecari ka dy shenja plumbi në koke dhe po mbahet në jetë përmes aparaturave.
Aldison Belulaj, autori i vrasjes së studentes, Ariela Murati, mesditën e së dielës vijon të mbetet në gjendje kritike për jetën.
23-vjeçari ndodhet në gjendje kome në spitalin e Traumës, ndërsa policia ka lëshuar ndaj tij edhe fletën e arrestit me akuzën “Vrasje me paramendim”.
Belulaj, qëlloi veten me plumb në kokë, pasi ekzekutoi studenten 21-vjeçare e vitit të tretë të Juridikut, e cila i kishte thënë “jo” një propozimi për lidhje.
Për shefin e Pavionit të Reanimacionit, Jorgo Margo, 23-vjeçari ka dy shenja plumbi në kokë dhe po mbahet në jetë përmes aparaturave. Sinkron
Jorgo Margo, shef i pavionit të reanimacionit: “Dëmtimet janë në kokë. Janë plagë armë zjarri të shkaktuara nga pistoleta. Janë dy plagë, të cilat kanë shkaktuar, jo pak dëme tek i sëmuri. Kemi thyerje të kockave të fytyrës. Kemi dëmtime të bazës ose dyshemesë së kraniumit. Kemi dëmtime të rrënjës së hundës, kemi dhe dëmtime të interkraniale ose të trurit. Është një zonë goxha e madhe, kontuzive hemorragjike nga ana e djathtë frontale ose ballore, por më e keqja dhe më e dëmshmja është edema ose ënjtja e gjithë trurit”.
Pavarësisht gjendjes së rëndë për jetën, policia e rendit ka marrë në ruajtje familjarët e Aldison Belulaj. Siç duket edhe nga pamjet, uniformat blu gjenden nga dera hyrëse e spitalit të “Traumës” e deri në Reanimacion ku gjendet i riu./abcnews.al