Prokuroria e Wels në Austri, ka hartuar kërkesën për paraqitje në gjykatë të një mjeku të akuzuar për abuzime seksuale me 109 djem.
Prokuroria e qytetit ka kërkuar që mjeku t’i nënshtrohet gjykimit edhe pse pas një ekzaminimi fillestar rezultoi se ai vuante nga çrregullime të rënda mendore.
Dhuna e ushtruar te fëmijët në prag adoleshence nga mjeku ka zgjatur përgjatë gjithë periudhës së aktivitetit të tij professional, nga viti 2000 deri në Janar të 2019. Pikërisht në Janarin e shkuar mamaja e një 15 vjeçari e ka evidentuar rastin, duke zbuluar kështu zinxhirin e gjatë të abuzimeve me rastet e tjerë.
Nga sa është raportuar deri tani, burri ka përfituar nga fëmijët duke u shpjeguar atyre se abuzimet seksuale ishin pjesë e trajtimit mjekësor. Në disa raste u ka dhënë atyre kanabis dhe i ka dërguar në rezidencën e tij të pushimit, në liqenin Attersee, në zonën malore të Austrisë. Informacionet e fundit thonë se një djalë të moshës 12 vjeçare e ka dërguar në “Detin e Kuq” për “arsye kurimi”./abcnews.al