Mjeku: 15 pacientë nga Kukësi trajtohen në spitalin e Prizrenit, 6 prej tyre me Covid

schedule11:42 - 7 Shkurt, 2021

schedule 11:42 - 7 Shkurt, 2021

Prizreni është kthyer në një qytet të dytë për qytetarët në Kukës.

Afërsia mes tyre, e bën Prizrenin shumë të aksesueshëm ndaj dhe qytetarët e Kukësit, se fundmi marrin edhe shërbimin spitalor.

“ Kemi ofruar të gjitha shërbimet e nevojshme. Kemi 15 pacientë që janë duke u trajtuar, 9 prej tyre janë me Covid. Kemi edhe 6 pacientë të tjerë që nuk janë me Covid, por me patologji të ndryshme. Pra pacientët e Republikës së Shqipërisë vazhdojnë të trajtohen njësoj”, thotë ai.

Drejtori i Spitalit të përgjithshëm në Prizren, Afrim Avdiaj thotë se ndjehet i privilegjuar që u shërben qytetarëve të Kukësit e kjo është me e pakta që mund të bëjë, duke rikthyer në kujtesë ngjarjet në Kosovë të vitit 1999.

Prej disa vitesh në Spitalin e Prizrenit, trajtohen edhe të sëmurët me hemodialize.

Janë 14 persona të Kukësit që udhëtojnë tre herë në javë në Prizren pranë spitalit të përgjithshëm, i cili ka një shërbim modern hemodialize dhe dy salla me kapacitet 230 aparatura.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!