Rëndësia e shëndetit të thonjve është shtuar edhe më shumë në kohët e fundit. E ftuar në ‘ABC e Mëngjesit’, mjekja Pranvera Neza ka treguar femrat janë ato që i kushtojnë më shumë rëndësi krahasuar me meshkujt.
Sakaq, mjekja ka theksuar se shqiptarët i kushtojnë më shumë rëndësi shëndetit të fytyrës sesa të këmbëve.
“Thonjtë e këmbëve nuk duhen prerë anash, se ndodh se një maj të shpon dhe themi qe hyri thoi në mish.
Kur është i gjatë, këpuca e godet edhe të dhëmbë thoi. Kur kemi thoin në mish, kemi deformimin e thoit që e vret këpuca.
Femrat që veshin takat e kanë më të shpeshtë, edhe te meshkujt është sepse ne nuk kemi higjienë të këmbëve. Ne i kushtojmë më shumë rëndësi fytyrës se këmbëve. Ashtu si kujdesemi për fytyrën duhet edhe për këmbet. Sikur edhe krem t’i vendosim bëjmë mirë.
Tani gjërat kanë ndryshuar se brezi i ri po kujdeset, po brezi i vjetër jo prandaj i krijohen edhe kallot.
Kallot vijnë nga këpucët e ngushta dhe krijohet kallo. Nuk është e vështirë për t’i zhdukur. Por duhet një mirëmbajtje nga mbrapa”, tha Neza. l.k/abcnews.al