Mjekja shqiptare tregon 46 ditët e tmerrit në luftën me covid-in: U riktheva të shijoj jetën

schedule15:52 - 5 Shtator, 2020

schedule 15:52 - 5 Shtator, 2020

Romina Selenica mjeke e përgjithshme në Itali rrëfen ditët e tmerrit që përjetoi në luftën me covid-in, ndërsa tashmë fatmirësisht shkruan se ja doli dhe mund të përqafojë njerëzit e saj dhe të shijojë lirinë.

Nuk është një ditë e thjeshtë pune, nuk është një e shtunë si çdo tjetër që kam qënë në punë. Është e para e kthimit në rutinën e jetesës time mbas 46 ditësh me Covid-19.

Pavarësisht çdo dhimbjeje fizike,  psikologjike apo shpirtërore  unë ja dola, ti kthehem pacientëve të mi, të përqafoj njerëzit e mi të dashur, të rishijoj të bukurën liri, vetë jetën! Ndjesë që nuk kam mundur t’ju kthej përgjigje mesazheve, shpresoj në mirëkuptimin tuaj” shkruan Romina Selenica./d.b/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!