Mjekja patologe Vlera Lekaj ka thënë se ka pasur një interesim të madh të të rinjve në Tiranë për të bërë vaksinës, pas hapjes së procesit të vaksinimit masiv.
Në një lidhje direkte për Radar informativ me Jonida Shehun, mjekja tha se të rinjtë janë interesuar më së shumti të dinë për efektet anësore. E pyetur se me çfarë vaksinash janë vaksinuar të rinjtë, ajo tha se kanë pasur alternativë zgjedhje.
“Është një numër i madh i të rinjve që kanë shprehu interesimin e tyre dhe kanë kërkuar edhe këshillën e mjekut. Aplikimi i qytetarëve mbi 18 vjeç është bërë në portal dhe më pas u janë drejtuar qendrave.
Ka një numër të lartë të personave që kanë nisur këtë proces të vaksinimit. Këshillat që ata kanë kërkuar nga mjekët kanë qenë të shumta. Pyetjet më të shumta janë për efektet anësore dhe janë sqaruar nga ana e mjekëve.
Të gjitha vaksinat kanë qenë në funksion të qytetarëve. Ka nisur prej kohësh edhe vaksinimi i qytetarëve mbi 50 vjeç. Mbi 18 vjeçarët kanë pasur alternativa zgjedhje. Kanë qenë të lirë të zgjedhin,” u shpreh mjekja. g.v/abcnews.al