Mjekja gjinekologe flet për gratë shtatzëna: Pas 35 javësh rritet rreziku nga infeksioni i Covid-19

schedule08:26 - 11 Mars, 2021

schedule 08:26 - 11 Mars, 2021

Pandemia Covid-19 është tashmë një rrezik për të gjithë njerëzit, këtu përfshihen edhe gratë shtatzëna, të cilat fillimisht u tha që nuk janë të rrezikuara.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, mjekja gjinekologe nga Sllovenia, Hatije Ismaili ka deklaruar se pas 35 javësh rreziku i infeksionit tek gratë shtatzëna rritet.

“Në fillim janë më pak të rrezikuara, pas 35 javësh rritet rreziku. Kjo përqindje bëhet më e madhe sa  na duhet të mbrojmë ose nënën, ose foshnjen. Fatkeqësisht kemi patur një rast dhe nuk kemi arritur ta shpëtojmë”.

Skur bëhet fjalë për simptomat gjatë shtatzënisë, mjekja theksoi temperturën: “Shpesh paraqitetet rritja e temperaturës, nuk duhet shmangur. Ne shpesh hapëm telefonata apostafat për gratë shttaztzanë këtu në Slloveni që të udhëzohet në vendin e duhur për trajnim”.

Ndër të tjera, ajo u ndal edhe te ushqyerja me gji, ku sipas mjekes nënat do e kryejnë si proces, por me masat e duhura të higjenës.

“Në fillim ishte kjo pyetje e madhe nga shumë shtete në të gjithë botën. Po ne në Europë dhe Slloveni vendosëm që nëna të kujdes me maskë dhe higjienë për foshnjën, duke marrë të gjitha masat e nevojshme”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!