Një herë në vit çdo grua duhet të kryejë një vizitë tek mjeku gjinekolog.
Në prag të tetë marsit mjekja obstetër gjinekologe në spitalin Hygeia në Tiranë Kristina Kosta i këshillon gratë që pavarësisht moshës ti kushtojnë vëmendje shëndetit riprodhues.
https://www.youtube.com/watch?v=Jm_fAB8bQxU&feature=youtu.be&ab_channel=ABCNewsAlbania
“Qoftë dhe në këtë situatë pandemie që në radhë të parë kanë vënë frikën për virusin duhet që të kontaktojnë me mjekun e tyre gjinekolog për të bërë paptestin, mamografinë, apo vizitat e tyre vjetor. Gratë duhet të sensibilizohen dhe si fillim duhet të kujdesen për veten”, ka thënë mjekja.
Mjekja obstetër gjinekologe shpjegon çfarë përmban një vizitë e plotë gjinekologjike.
“Kontrollin e organeve të jashtme gjenitale, duke nisur nga vagina dhe qafa e mitrës ku bëhet dhe pap testi, për parandalimin dhe kapjen në kohë të patologjike. Te eko transvaginale shikohet mitra dhe vezoret për të parë nëse ka një mish të huaj apo kolit dhe në vezore për të evedintuar në kohe kistet, Kontrolli i gjoksit me eko apo me mamografi ky është kontrolli i plotë i një gruaje”, është shprehur ndër të tjera mjekja.
Me rastin e tetë marsit spitali Hygeia në Tiranë ofron një paketë të plotë gjinekologjike e vlefshme përgjatë të gjithë muajit. /abcnews.al