Me ardhjen e variantit “Delta” të Covid, dhe përhapjen e tij të shpejtë në popullatë, mjekët këshillojnë personat që vuajnë nga diabeti të tregojnë kujdes të shtuar. Mjekja endokrinologe në spitalin “Hygeia” Blertina Dyrmishi, thotë apelon të gjithë personat e prekur nga Covid, të kryejnë edhe matjen e glicemisë.
“Të gjithë personat që infektohen me COVID-19 nuk duhet të harrojnë, dhe nëse nuk kanë një historik për diabet të bëjnë një matje të thjeshtë të një glicemie për të përjashtuar mundësinë e një diabeti që edhe trajtimi i cili vetë mund të rrisë glicemitë, por edhe vetë infektimi mund të rrisë glicemitë, të bëhet trajtimi i duhur dhe të kenë një dekurs sa të mirë të diagnozës së tyre” tha ajo.
Gjatë kohës së “Covid” shumë qytetarë kanë zbuluar se ishin të prekur edhe nga diabeti, pas ekzaminimeve më të shpeshta. Mjekja tregon se diabeti shpesh është një sëmundje e fshehur, e cila nuk shfaq simptoma të dukshme. Megjithatë tregon se disa simptoma nuk duhen neglizhuar.
“Duke qenë se në këto vite një pjesë e popullatës jo domosdoshmërit ka kryer kontrolle për të zbuluar edhe diagnoza që janë të panjohura për këta pacientë, kemi hasur shumë raste vitin e fundit të cilët gjatë kohës së infektimit me covid kanë diagnostikuar edhe diabetin e panjohur për ata.
Diabeti ka një stad që jo domosdoshmërisht ka shenja klinike, zakonisht shenjat klinike; sharja e gojës, urimi i shtuar, humbja në peshë, vijnë kur shifrat e glicemive shkojnë mbi dyfishin e normës, por ndërkohë diabeti nuk do të thotë që të kemi dyfishin e normës për ta konsideruar një person me diabet” tha ajo.
Covid 19 ka treguar që tek personat diabetik shfaqet më agresiv. Ndaj mjekët apelojnë për pacientët diabetic, të mos neglizhojnë konsultën me endokrinologun në rast se preken nga virusi./ Abcnews.al