Mjekja Çomo për Abc News: Në pavionin e Infektivit nuk është shtruar asnjë i dyshuar me koronavirus

schedule13:25 - 29 Janar, 2020

schedule 13:25 - 29 Janar, 2020

Mjekja Najada Çomo përmes një interviste për Abc News ka sqaruar se në pavionin e Infektivit nuk është shtruar asnjë studente e dyshuar  me koronavirus.

Ky lajm u publikua sot në media, ndërsa Çomo i hedh poshtë këto pretendime. Sipas mjekes bëhet fjalë për një grua e cila kishte udhëtuar nga Kina 10 ditë më parë, ndërsa pas ekzaminimeve ka rezultuar me grip të thjeshtë.

“Është e vërtetë që është shtruar një grua që ka udhëtuar në Kinë. Ajo rezulton se është infektuar nga virusi i gripit dhe nuk ka rrezik  as për veten as për personat që e shoqërojnë.

Nuk bëhet fjalë për studente por për një grua që është shtruar. Është bërë një deklaratë për shtyp, ku kanë qenë drejtueist e institutit të shëndetit publik, jemi të qartë se personi nuk është infektuar nga koronavirusi. Të mbyllet pjesa e panikut. Shqipëria betet vend me rrisk shumë të ulët”, tha Çomo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!