Mjekja bën thirrje: Dhuroni gjak, kërkesat sa vijnë dhe rriten

schedule09:23 - 29 Mars, 2024

schedule 09:23 - 29 Mars, 2024

Mjekja transfuziologe dhe shefja e Mbledhjes së Përpunimit të Gjakut në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, Viola Shano i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të dhurojnë gjak, pasi nevojat sa vijnë e rriten.

E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ajo ka thënë se është shumë mirë të dhurosh gjak dhe gjithçka çfarë thuhet për imunitetin mbetet vetëm një mit.

Mjeka ka theksuar se procedura është shumë e thjeshtë, prandaj qytetarët nuk duhet të ngurrojnë.

“Është një thirrje që ne e bëjmë çdo ditë, pasi kërkesat gjithmonë rriten. Nuk duhet vetëm të marrim masa për sa i përket ditëve të veçanta, për shembull në Ditën Botërore të Talasemisë apo ditë të tjera dhe në të mëshojmë në raste të veçanta, por kjo duhet bërë përditë sepse kërkesat për gjak janë të përditshme.

Është shumë mirë të dhurosh gjak, janë vetëm mite që krijojnë njerëzit, nuk ka asnjë efekt anësor, ka vetëm benefite për shëndetin, mjafton që të plotësohen vetëm disa kushte paraprake që dhuruesi në momentin që vjen te Banka e Gjakut do të jetë me mjekun që do të kryejë një vizitë dhe më pas do të përcaktojë nëse personi do të kryejë këtë veprim apo jo”, u shpreh ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!