Mjekja apel qytetarëve: Në mungesë të vaksinës ndaj Covid-19, mbrohuni në këto 3 forma

schedule10:11 - 3 Gusht, 2020

schedule 10:11 - 3 Gusht, 2020

Mjekja e Shërbimit Onkologjik Dhurata Tarifa bën apel për respektimin e masave kundër kooronavirusi, si e vetmja armë mbrojtëse në mungesë të një vaksine.

Në mesazhin e shpërndarë nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, Tarifa thotë se të gjithë qytetarët duhet të mbajnë maskë, distancë fizike si dhe higjienë personale por edhe në komunitet.

“Prej 6 muajsh po bashkëjetojmë me një virus të padukshëm shumë virulent. Në mungesë të një vaksine për të luftuar këtë virus mbetet opsioni i vetëm, mbrojtja. Mbrojtja është në tre forma.

Së pari, vendosja e një maske e cila duhet të jetë shumë e puthitur në fytyrë. Së dyti është distancimi fizik. Dhe së treti është higjiena personale dhe ajo territoriale”, thotë mjekja.

Duhet të jemi korrekt me higjienën e trupit por edhe në komunitet. Në shërbimin onkologjik deri tani nuk kemi pasur asnjë rast me koronavirus, kjo falë masave të marra që nga maskat, matja e temperaturës në hyrje të spitalit”, shprehet ajo./abcnews.al

Dr. Dhurata Tarifa apel për qytetarët

Në mungesë të një vaksine për të luftuar këtë virus mbetet opsioni i vetëm, mbrojtja. Mbrojtja është në tre forma. Së pari, vendosja e një maske e cila duhet të jetë shumë e puthitur në fytyrë. Së dyti është distancimi fizik. Dhe së treti është higjiena personale dhe ajo territoriale.Dëgjoni apelin e Dr. Dhurata Tarifa për qytetarët 🙏#RespektoRregullat↔️😷🧼 Jep kontributin tënd për të frenuar përhapjen e koronavirusit! #TëNdihmojmëEkipetMjekësore🙏🏼🤜#COVID19🤛

Gepostet von Ogerta Manastirliu am Montag, 3. August 2020