Mjekimi kundër kancerit mund të jetë premtues kundër COVID-19, nisin testimet në Britani

schedule08:25 - 30 Prill, 2020

schedule 08:25 - 30 Prill, 2020

Një mjekim eksperimental norvegjez është bërë i pari nga 6 trajtime premtuese kundër koronavirusit që do të testohet te njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar.

Mjekimi, i quajtur bemcentinib, mund të testohet në 120 pacientë të shtruar në 6 spitale duke filluar këtë javë.

Studimet laboratorike të universitetit të Iowa zbuluan se mjekimi mund të rrisë përgjigjen imunitare ndaj virusit dhe të ndalojë receptorët AXL, të cilët lejojnë futjen dhe shumimin e virusit në qelizat e mushkërisë.

Mjekimi, i cili është përdorur më parë kundër kancerit, është një alternativë shumë e mirë, pasi pihet vetëm një herë në ditë dhe ka më pak efekte anësore.

Bemcentinib, së bashku me pesë ilaçe të tjera premtuese, është zgjedhur si pjesë e programit ACCORD të qeverisë për të gjetur një kurë për virusin.

Departamenti i Shëndetësisë zbuloi se dy nga të tjerët  janë MEDI3506 dhe acalabrutinib. MEDI3506 është gjetur në Farxiga, i cili mund të ndihmojë në trajtimin e sëmundjes pulmonare obstruktive kronike (COPD) dhe sëmundjes diabetike të veshkave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!