Pediatrja në Sarandë me Covid-19: Gjithë kontaktet e saj “negativë”, rihapet qendra shëndetësore

schedule12:13 - 8 Tetor, 2020

schedule 12:13 - 8 Tetor, 2020

Një mjeke pediatre në Qendrën Shëndetësore të Sarandës rezultuar pozitive për Covid 19 të mërkurën. Ajo u karantinua në banesë dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Lexo edhe: Mjekja pediatre në Sarandë rezulton pozitive me koronavirus

Ndërkohë, gazetarja e Abc News Silvi Sulaj nga Saranda, raporton se janë testuar kontaktet e mjekes dhe të gjithë kanë dalë negativë.

Ndërsa, qendra shëndetësore që u mbyll dje është riahpur sot ndërsa mjekia është zëvendësuar nga një pediatre tjetër.

Edhe infermierët e futur në karantinë janë zëvendësuar. Mbetet ende e paqartë se si u infektua mjekia pediatre. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!