Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në Kolumbi, ku mjekët thanë se një 67 vjeçar kishte humbur jetën por në të vërtetë familjarët konstatuan se ai ishte gjallë. Mediat e huaja raportojnë se 67 vjeçari Juan Jose Munoz Romero u dërgua dje me urgjencë në një klinikë në Kolumbi me presion të lartë të gjakut dhe pas dy orësh doktorët thanë se pacienti kishte vdekur.
Familjarët e tronditur kërkonin me çdo kusht të shinin të dashurin e tyre dhe hynë me forcë në morg, ku çuditërisht e gjetën të gjallë babanë e tyre. Ajo që hyri në morgun e spitalit ishte e bija e 67 vjeçarit e cila deklaroi se babai i saj ishte zgjuar dhe duke marrë frymë.
Ndërkohë doktorët ende përpiqeshin ta bindnin atë se Juan ka vdekur, por fatmirësisht ai është gjallë dhe po merr ndihmën mjekësore në klinikën La Concepcion./abcnews.al